Vlera e ujit

Uji është burim i jetës. Organizmi i një të rrituri ka nevojë për mesatarisht 2 litra ujë në ditë.

Uji Jon i plotëson standardet dhe kriteret për konsumim të përditshëm. Konsumimi i ujit Jon ju ndihmon që të keni një trup të shëndetshëm dhe të dehidratuar vazhdimish.

Uji Jon nxirret nga thellësia e tokës së Kosovës dhe paketohet me teknologjinë më të sofistikuar të kohës është brend i Ada Group.

Ja disa nga arsyet se pse duhet të konsumojmë shumë ujë

Njeriu nuk  mund të mbijetojë  një muaj pa ujë, por mund të jetojë vetëm pak ditë, mbase tri ose katër ditë, pa pirë ujë. arsyeja pse ndodh kjo eshte se lëngjet janë të domosdoshme për organizmin dhe nuk mund të prodhohen nga organizmi, por mund të merren vetëm nga jashtë.

Lëngjet janë të domosdoshme jo vetëm për të ruajtur ekuilibrin e organizmit, por nevojitet për të ruajtur temperaturën e trupit, ndihmon në shpërbërjen e substancave të ndryshme në organizëm, ndihmon për nxjerrjen e lëndëve të padobishme nga trupi, djersitjen dhe frymëmarrjen e lëkurës.

Njeriu duhet të pij ujë brreth 30-40 mililitra për çdo kilogram peshë trupore dhe kjo sasi mund të merret duke pirë apo me anë të ushqimeve.

Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me ujë, kështu që personat të cilët hanë fruta dhe perime gjatë ditës kanë më pak etje krahasuar me ata persona të cilët marrin më tepër proteina e përbërës të tjerë, dhe te këta persona metabolizmi ka nevojë për sasi më të madhe uji.

Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja: probleme tretjeje; lëkure të thate dhe zë të ngjirur; ngadalësim të organeve trupore; probleme me mbajtjen e ujit; dhimbje muskujsh; dhimbje kyçesh; rritje e toksinave (helmeve) në trup.

 

Këto janë pasojat, që mund t’u kushtojnë konsumatorëve, për shkak të ujit të ndotur. Këtë e pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilëve, ndotja e ujit, sado e vogël të jetë, përbën një problematikë shumë të madhe për shëndetin. Sipas mjekëve, ajo që e bën akoma më alarmante situatën se uji i ndotur sjell pasoja, është pikërisht fakti se këto pasoja bien sidomos mbi fëmijë.

Kur nëna ka fëmijë në gji ajo duhet të ushqehet mire në sasi dhe cilësi, sepse në qumështin e saj duhet të kalojë një sasi e mjaftueshme e vitaminës C. Vitamina C gjendet në frutat e freskëta, në perime, domate, sallate, karota etj.

Në rast se nëna i merr këto ushqime në mënyrë të rregullt, foshnja nuk i shfaq këto mungesa të vitaminës C.

Këshillohet që foshnjës t’i jepen lëngje frutash ose perimesh duke filluar nga muaji i 2-të ose i 3-të. Përveç vitaminës C këto lëngje përmbajnë edhe lëndë të tjera të domosdoshme për fëmijën. ato jepen në sasi të kufizuar dhe rregullisht.

Sasia e tepërt nuk sjell dobi. Fëmijës mund t’i jepet lëngu i limonit, portokallit, mandarinës, shegës, mollës, pjeshkës, rrushit, domateve, karotës etj. Nëse fëmija është me ushqyerje artificiale, rritet nevoja për lëngje frutash e perimesh. Sëmundje të aparatit tretës dhe deri tek verdhëza.

Këto janë pasojat, që mund t’u kushtojnë konsumatorëve, për shkak të ujit të ndotur. Këtë e pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilëve, ndotja e ujit, sado e vogël të jetë, përbën një problematikë shumë të madhe për shëndetin. Sipas mjekëve, ajo që e bën akoma më alarmante situatën se uji i ndotur sjell pasoja, është pikërisht fakti se këto pasoja bien sidomos mbi fëmijë.


Uji jon është në kontroll të vazhdueshëm
dhe ofron garanci për cilësinë

Konsumimi i vazhdueshëm i ujit i ndihmon organizmit tuaj

Pirja e ujit është shumë e rëndesishme për shkak se uji ndrydh në menyrë natyrale apetitin dhe ndihmon trupin të tretë yndyrnat e rezervuara. Studimet kane treguar se nëse pirja e ujit zvogelohet kjo shkakton rritjen e depozitimit te yndyrave (dhjamit), perderisa nëse pirja e ujit shtohet kjo zvogëlon sasinë e depozitimit të yndyrave në trupin e njeriut

Për këtë arsye rekomandohet pirja e vazhdueshme e ujit që trupi ta përshpejtoj tretjen dhe të ndihmoj në humbjen e peshës

Kujdesi ndaj konsumatorit

049 160 092

Design: 2Bstudio 10 000 Prishtina Kosovo ©2015