Loading...

PER NE

Ada Group është shoqëri aksionare e themeluar në vitin 2013 në Prishtinë. Punën ka filluar në fushat e prodhimit të produkteve të mishit, ujit, ëmbëlsirave dhe produkteve të qumështit.Me investimet në teknologji, lëndë të parë dhe staf Ada Group vendos standard të ri në industrinë ushqimore.

Vizioni i kompanise është zgjerimi i vazhdueshëm, në vazhdën e kësaj ADA Group ka filluar aktivitetin e saj edhe si kompani e distribuimit te produkteve te kualitetit te larte me gamë te gjerë brendesh, me qëllimin që konsumatorëve të i’u ofrojmë produkte inovative dhe shumë cilësore.

Cdo herë kemi funksionuar me idealet e ofrimit të produkteve kualitative dhe inovative me çmime të volitshme për konsumatorin. Duke u fokusuar drejt tregut të nevojave dhe kujdesi që ta bëjme jetën e konsumatorit më të shëndetshme.
Brendet e fuqishme ndërkombëtare, shërbimi i jashtëzakonshëm ndaj konsumatorit dhe rrjetit të furnizimit, e bëjnë ADA Group partner ideal për shumë biznese, duke u ofruar atyre distribuim dhe shërbime të tjera në kohën dhe vendin e duhur.

Përdorimi dhe përditësimi i teknologjisë ka qenë pjesë e visionit të kompanisë çdoherë. Kështu duke e implementuar dhe aplikuar atë, na ka mundësuar në çdo moment të kemi informata në kohë reale, mbi gjendjen e mallit në depo dhe të procesojmë porositë nga tereni përmes dixhitalizimit të proceseve te komunikimit mes departamenteve në kompani, i gjihtë ky proces për të mundësuar përgatitjen dhe liferimin e mallrave në kohë sa më të shkurtër. Përpunimi i raporteve dhe përmiresimi i vazhdueshem na bënë qe të jemi shumë efikas në aktivitetin tonë të përditëshëm.

Logjistika është një nga elementet me të rendesishme në këtë industri, prandaj ne investojmë vazhdimisht në automjete bashkekohore dhe efikase qe distribuimi të kryhet sipas standardeve më të larta. Në të ardhmen e afert visoni ynë është që gradualisht të kalojmë ne automjete elektrike, që të jepim shembullin e mirë për të ruajtur ambientin dhe emetimet e CO2, që është një sfidë reale para nesh.